
Rreth Meje
Unë jam Dr. Romina Selenica
Kirurge plastike dhe mjeke estetike me eksperiencë ndërkombëtare në Itali dhe Shqipëri, e përkushtuar ndaj estetikës moderne, harmonisë natyrale dhe rezultateve elegante.
Rruga ime profesionale nisi në Universitetin e Pizës, ku u diplomova në Mjekësi dhe Kirurgji, dhe vazhdoi me formim të avancuar në Universitetin e Parmës dhe Universitetin e Padovës në fushën e Mjekësisë Estetike dhe Kirurgjisë Plastike Estetike, ku u vlerësova si Studente e Vitit.
Prej vitit 2021 jam themeluese e DRS Clinic – Clinica Della Bellezza, një hapësirë e krijuar për të sjellë standardet më të larta të estetikës dhe kirurgjisë moderne në Shqipëri. Gjithashtu, jam krijuese e DRS Cosmetics, një linjë profesionale produktesh “Made in Italy”, e dedikuar për rigjenerimin dhe kujdesin premium të lëkurës.
Aktualisht ushtroj profesionin si Plastic Surgeon pranë QSUT “Nënë Tereza” në Tiranë, duke kombinuar kirurgjinë plastike me mjekësinë estetike rigjeneruese dhe teknikat më inovative.
Nga viti 2026 jam Trajnuese dhe Lektore Ndërkombëtare në Mjekësi Estetike dhe Rigjeneruese për Vivacy Laboratories & Burgeon, duke qenë pjesë aktive e kongreseve, workshop-eve dhe aktiviteteve shkencore ndërkombëtare në estetikën moderne.
Gjithashtu, jam Trajnuese Kombëtare e Certifikuar për XelaRederm – Hyalual dhe Member of ISAPS – International Society of Aesthetic Plastic Surgery, duke përfaqësuar Shqipërinë në komunitetin ndërkombëtar të kirurgjisë plastike estetike.
Eksperienca Profesionale
2026 – Aktualisht
Trajnuese dhe Lektore Ndërkombëtare në Mjekësi Estetike dhe Rigjeneruese
Vivacy & Novuma International
2025 – Aktualisht
Trajnuese Kombëtare e Certifikuar
XelaRederm – Hyalual
2023 – Aktualisht
Resident në Kirurgji Plastike, Estetike dhe Rikonstruktive
QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë
2021 – Aktualisht
Themeluese & Mjeke Estetike
DRS Clinic, Tiranë
2021 – Aktualisht
Themeluese e linjës kozmetike profesionale
DRS Cosmetics
Eksperienca të Tjera
2019 – Aktualisht
Mjeke/Kirurge Estetike në Itali
2019 – 2020
Lektore Universitare në Itali
2021 – 2023
Lektore Universitare në Shqipëri
Edukimi
2019 – 2020
Master i Nivelit II në Kirurgji Plastike Estetike — Studente e Vitit
Universiteti i Padovës
2018 – 2019
Master i Nivelit II në Mjekësi Estetike — Nota: 110/110
Universiteti i Parmës
2018
Diplomë në Mjekësi dhe Kirurgji — Nota: 98/110
Universiteti i Pizës
