top of page

Skinbooster

Aggiornamento: 23 feb 2022

Çfarë është skinbooster

Vitet kalojnë, niveli i kolagjenit dhe elastinës që janë përgjegjëse për shëndetin e lëkurës tuaj ulet . Përveç kësaj, sasia e acidit hialuronik gjithashtu zvogëlohet dhe në këtë mënyrë lëkura duket më pak e hidratuar dhe e lodhur, pra humbet vitalitetin e saj. Skinbooster është nje trajtim me efekt shumë natyral i cili aplikohet nëpërmjet nje sërë injeksionesh të acidit hialuronik me nje mini ago. Sigurisht perpara mjeku juaj do ju aplikoj një krem me efekt mpirës per ta bërë trajtimin tuaj aspak te dhimbshëm.


Duke injektuar acid hialuronik në disa shtresa, e jo vetëm atë siperfaqesore, lëkura merr pak më shumë volum, përmirëson elasticitetin dhe permison rrudhat. Numri i trajtimeve të nevojshme varet nga gjendja e lëkurës. Shpesh kërkohen tre trajtime me një interval prej katër javësh. Përmirësuesi i lëkurës është gjithashtu i përshtatshëm në mënyrë ideale për te gjitha moshat, lëkura e të cilave mban gjurmët e dukshme të dëmtimit të diellit, pirjes së duhanit ose një stili jetese jo të shëndetshëm. Rekuperimi është brenda 24 orëve.

Duke vazhduar trajtimin Skinbooster me një trajtim microneedling (Skinbooster de Luxe), mund të arrini një rezultat edhe më të mirë. Me microneedling, acidi hialuronik shpërndahet më mirë dhe lëkura aktivizohet më shumë .


Ku dhe per çfarë përdoret Skinbooster?

Skinbooster mund të përdoret në të gjithë lëkurën e trupit ku është e nevojshme ti rikthejmë vitalitetin e lekurës. Acidi hialuronik është një substancë natyrale që përthithet nga trupi me kalimin e kohës. Kjo e bën Skinbooster një trajtim shumë të sigurt me rezultate natyrale.

Skinbooster mund të përdoret në disa zona të trupit si fytyrë, duar, qafë, dekolte, e kudo ku ne duhet të hidratojme apo të luftojmë humbjen e elasticitetit të lekurës. Po për cfarë perdoret skinbooster? Ky trajtim magjik është gjithcka i nevojitet një lëkure per të kururar dhe parandaluar disa nga problematikes e lëkurës.

  • I dhuron lëkurës hidratimin e duhur;

  • rrit elsticitetin;

  • përmison tonifikimin dhe konsistencën e lëkurës;

  • stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës

  • përmison texturën duke i dhuruar shkëlqim lëkurës ;

  • rigjenerim të plotë

  • përmison shenjat e akneve

  • lufton parandalimin e rrudhave dhe përmison ato fine



Skinbooster, çfarë saktësisht është ?

Skinbooster nuk është asgjë më shumë se acidi hialuronik i cili shpesh herë eshte i shoqëruar me përbërës te tjere, ku sipas nevojes së lëkurës është mjeku ai qe do zgjedhi produktin e duhur per ju. Acidi hialuronik është natyrshëm i pranishëm në trupin tuaj dhe siguron që lëkura juaj të hidratohet. Duke i injektuar këto në shtresat e mesme dhe të poshtme të lëkurës, lëkura hidratohet nga brenda, gjë që siguron një përmirësim afatgjatë të cilësisë së lëkurës.Skinboostrers gjithashtu mund të rivendosin volumin në fytyrë përmes injektimit të thellë në shtresat e lëkurës dhe të japin një efekt rinovues dhe lifting.


Sa zgjat efekti i Skinbooster?

Skinbooster rekomandohet si kurë. Shohim që trajtimi jep rezultate optimale nëse përsëritet 3 herë, në intervale prej 4 javësh. Rezultatet e një kure mbeten të dukshme për një mesatare prej 12 muajsh.



 
 
 

Commenti


Post: Blog2_Post

Subscribe Form

Thanks for submitting!

Orari

E hënë - E Premte | 09:00 - 20:00

E shtunë | 09:00- 14:00

info.drsclinic@gmail.com

+355677411666

Rruga "Dervish Hima", Rezidenca Ambasador 3, Kati 20, nr 162 Tirane, Albania

@Copyright 2026 by DRS Clinic

bottom of page